U shpall kampion Portugalie. Bomberi surprizë, me “dy mendje” mbi të ardhmen!

6 Maj 2024
18:34
Anton Cicani
back button

Çfarë do të bëhet me Viktor Gyökeres? Fituesi i ligës së lartë portugeze, sulmuesi suedez ka pranuar në orët e fundit se ende nuk e di se për cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm. Suedezi thotë se ai ndihet shumë mirë në klubin e Lisbonës, por nuk po ia mbyll derën një transferimi veror.

“Më pëlqen të jem në Sporting. Të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk mund të premtoj asgjë tani… Jam shumë i lumtur këtu në Sporting, kam një kontratë, por në futboll gjërat shkojnë gjithmonë shpejt, duhet të përshtatemi”, janë fjalët e tij të përcjella nga A Bola.

Këtë sezon, vetëm deri më tani, Gyökeres ka shënuar 41 gola dhe 15 asistime në 47 ndeshje zyrtare, të cilat pashmangshmërisht kanë tërhequr interesin e emrave të mëdhenj në të gjithë Evropën, para së gjithash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit