U zhbllokua pas 4 muajsh, reagon Palmer: Nuk ndihesha normal, tani do të jetë ndryshe

6 Maj 2025
9:17
Telesport
back button

Fitorja 3-1 e Chelsea ndaj Liverpool lejon ekipin londinez të qëndrojë në grupin e skuadrave që luajnë për një vend në Champions League sezonin tjetër. Një nga golashënuesit ishte Cole Palmer.

Sulmuesi anglez shënoi golin e tretë me penallti në minutën e 96-të, duke u rikthyer te goli pas 4 muajsh. Lajm ky që ka gëzuar edhe trajnerin italian Enzo Maresca, që priste rikthimin e Palmer.

Duke komentuar golin, Palmer tha: “Nuk kisha shënuar gol për muaj të tërë, nuk ndihesha normal. Natyrisht, këto gjëra ndodhin dhe kjo më dha më shumë dëshirë për të luftuar dhe motivim për të bërë diçka për veten time dhe për ekipin“.

Më pas, lojtari i Chelsea sulmoi kritikët e tij: “Rrjetet sociale këto ditë janë plot me idiotë. Nuk jam i interesuar“. Palmer nuk kishte shënuar për pothuajse 1,200 minuta, që datojnë që nga ndeshja e 14 janarit kundër Bournemouth.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit