United-Chelsea, nis gara për lojtarin më premtues të Premier League! Ish-lojtar i City…

11 Shkurt 2025
16:33
Telesport
back button

Chelsea dhe Manchester United janë bërë gati për një garë të fortë në merkaton e verës. Football Insider raporton se dy klubet e mëdha angleze kërkojnë ish-sulmuesin e Manchester City, Liam Delap.

Ky i fundit po shkëlqen këtë sezon tek Ipswich Town, duke treguar se mund të bëhet një yll i klasit botëror. Mosha e tij është premtuese.

22-vjeçari ka shënuar 9 gola në 23 ndeshje. Ai, madje, ka arritur të shënojë në ndeshje decizive, me rivalë si Chelsea dhe Tottenham.

Delap dallohet për shpejtësi, dinamikë dhe forcë fizike. Ai di të finalizojë aksionet dhe ka sy të mirë përpara porte. Një lojtar i tillë gjithmonë fiton vëmendje në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit