“Vamosssss!'”: shpërthen Adani! Supertifozi i River Plate nuk përmbahet pas kualifikimit në finale! (VIDEO)

23 Tetor 2019
10:51
back button

Pavarësisht humbjes minimale 1-0, River Plate siguron kualifikimin në finalen e Kupës Libertadores 2019. “Millionarios” kishin mundur Boca Juniors 2-0 në “El Monumental” dhe për këtë arsye mjaftonte të barazonin ose mundeshin me një gol diferencë në “La Bombonera”. Një ndeshje e përjetuar deri në sekondat e fundit edhe nga Lele Adani, ish-futbollisti dhe opinionisti i “Sky”, supertifoz i River Plate, që ka filmuar momentin e vërshëllimës finale të arbitrit.

 

Finalja do të luhet në datën 23 nëntor dhe Millionarios do të përballen me fituesin mes çiftit Gremio dhe Santos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit