Van Dijk triumfoi në Europë dhe Azi, pjesa tjetër e botës votoi Messin (votat)

3 Dhjetor 2019
10:31
Alfred Lleshi
back button

“France Football” ka nxjerrë në dritë votat e gazetarëve të secilit vend, që vendosën se cili lojtar duhet ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2019. Secili kishte pesë vota në dispozicion. Leo Messi iu imponua Van Dijk në total, por si votoi secili vend apo kontinent? Në Gjermani votuan të parin yllin e Bundesliga, Robert Lewandowski. Edhe në Angli preferuan si më të mirin Raheem Sterling, edhe pse në renditjen përfundimtare ai zuri vendin e katërt. Argjentina, siç pritej, votoi për Messin, megjithëse e zgjodhën Cristiano Ronaldon në vendin e dytë. Belgjika zgjodhi Eden Hazard, ndërsa në Brazil preferuan si më të mirin Alisson.

Në Spanjë, vendi i parë shkoi për Van Dijk, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo, Messi, Mané dhe Mbappé. Në Hollandë mbështetën yllin e tyre, Van Dijk, i ndjekur nga Messi. Në Itali vendosën De Jong përpara Cristiano Ronaldos. Në Portugali, votimi i parë ishte për CR7, ndërsa i pesti për bashkatdhetarin tjetër, Bernardo Silva. Nga kontinentet, Van Dijk ishte ai që fitoi më shumë pikë në Europë (321) dhe Azi (155). Pjesa tjetër e kontinenteve preferuan më shumë Messin, me 47 pikë në Amerikën e Jugut, 187 pikë në Afrikë, 102 pikë në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Qendrore, si dhe 22 pikë në Oqeani.

Votat sipas kontinenteve për “Topin e Artë”

Europa

Pikë

Amerika e Jugut

Pikë

Azia

Pikë

Van Dijk

231

Messi

47

Van Dijk

155

Messi

194

Van Dijk

39

Messi

134

Cristiano

151

Cristiano

34

Cristiano

100

Mané

74

Mané

10

Mané

54

Salah

44

Mbappé

9

Salah

40

Áfrika

Pikë

Amerika e Veriut

Pikë

Oqeania

Pikë

Messi

187

Messi

102

Messi

2

Mané

170

Van Dijk

86

Van Dijk

14

Van Dijk

154

Cristiano

68

Cristiano

12

Cristiano

111

Mané

32

Mané

7

Salah

68

Alisson

18

Salah

5

Lajme të tjera

Lajmet e fundit