VAR i hapur edhe për tifozët, nga Australia vjen eksperimenti spektakolar (VIDEO)

21 Mars 2019
10:20
back button

Një ndër arbitrat më të mirë në Australi, Jarred Gillett, do të transferohet së shpejti në Angli, për të gjykuar në Championship. Në ndeshjen e tij të fundit në Australi, para dy javësh, Gillett gjykoi Brisbane Roar-Western Sydney Wanderers dhe u bë protagonist i një eksperimenti të jashtëzakonshëm, sepse mbajti mikrofon gjatë gjithë ndeshjes dhe më pas gjithçka ishte në dispozicion të tifozëve, për t'u parë e analizuar.

Transparencë në maksimum, sepse për publikun është e mundur të shohë gjithë diskutimet mes arbitrave në fushë dhe atij që drejton VAR, dialogun, paqartësitë dhe rastet kur VAR nuk merr dot vendim të qartë.

Eksperimenti ka qenë një sukses i paparë, sepse jo vetëm që në fushë gjithçka shkoi mirë, por edhe reagimet e tifozëve në rrjetet sociale kanë qenë shumë pozitive. Ide revolucionare? Jo dhe aq, sepse përdoret edhe në regbi dhe është një sukses i plotë, sepse duke pasur një transparencë të tillë, vendimet kuptohen nga tifozët dhe arbitrat janë më të qetë, edhe për faktin se presioni nga lojtarët është më i vogël gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit