VIDEO: Arnautovic e nis mbarë, por një brazilian çmend Kinën me golin alla-Messi!

23 Korrik 2019
11:21
back button

Marko Arnautovic e ka nisur mbarë në Kinë, sepse të dielën debutoi me ekipin e tij të ri, Shanghai SIPG, duke shënuar në barazimin 2-2 në fushën e Chongqing Lifan.

Arnautovic, i cili u transferua këtë muaj nga West Ham te SIPG, u fut në pjesën e dytë dhe kaloi përkohësisht të tijtë në avantazh.

Megjithatë, njeriu i ditës ishte braziliani i Chongqing Lifan, Fernandinho Silva, i cili në pjesën e parë shënoi një gol fenomenal, alla-Messi, duke dribluar 5 lojtarë, para se të shënonte në portën e SIPG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit