(VIDEO) Ekuban hajmali, futet dhe shënon sërish në Turqi

8 Dhjetor 2018
16:32
back button

Ish-sulmuesi i talentuar i Partizanit, Caleb Ekuban, tashmë është ambientuar shumë mirë në futbollin turk dhe po bëhet vendimtar për Trabzonsporin, ku aktivizohet prej këtij sezoni, në huazim me të drejtë blerjeje nga Leeds.

Italo-ganezi nuk ka luajtur asnjë ndeshje nga minuta e parë në Superligën turke, pasi është marrë nga Trabzonspori pikërisht për të pasur një alternativë cilësore në stol dhe sulmuesi po e bën më së miri detyrën.

Sot Trabzonspor luante një ndeshje të vështirë kundër Konyaspor, të cilët e fitoi 3-0, por të gjithë golat në fund, pas futjes së Ekuban.

Në minutën e 69-të Ekuban u aktivizua në vend të mesfushorit ofensiv Yazici dhe në minutën e 76-të erdhi goli i avantazhit me 11-metërsh. Një minutë më vonë Ekuban u tregua shumë i shkathët në zonë, duke shënuar golin e dytë, që praktikisht vulosi triumfin e Trabzonsporit, që në fundin e takimit shënoi edhe golin e tretë.

Tre gola në kampionat për Ekuban këtë sezon, por në vetëm 200 minuta futboll, rendiment i pabesueshëm, aq më shumë që golat e tij kanë ardhur në fitore të pastra dhe kanë pasur rëndësi të madhe, sidomos javën e shkuar në Kayseri. Tashmë Trabzonspor është vetëm 5 pikë larg kreut, por me një ndeshje më shumë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit