Video: Futbollisti 30-vjeçar vdes në fushë!

6 Mars 2019
12:08
back button

Vdekjet tragjike prekin sërish futbollin, këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gabon, aty ku 30-vjeçari, Herman Tsinga ka ndërruar jetë në fushë për shkak të një kolapsi.

Lojtari ra në tokë pa ndenja në minutën e 23’-të në ndeshjen Akanda – Missile, e vlefshme për Divizionin e Parë të shtetit afrikan. Pavarësisht tentativa të mjekëve që i bënë masazh kardiak, futbollisti mbërriti i pajetë në spital.

Ngjarja rëndohet më tepër, pasi në ambulancë nuk kishte defibrilator apo maskë oksigjeni, të cilat mund t’i kishin shpëtuar jetën sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit