Video: Kastrioti “çmend” Flamurtarin, Laçi barazim pa shije me Kamzën

2 Dhjetor 2018
16:17
Eraldo Harlicaj
back button

Kastrioti ka bërë të paimagjinueshëm duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit. Një fitore force dhe karakteri për krutanët që në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës marrin 3 pikë të arta. Një ndeshje skandaloze për vlonjatët që tregojnë se nuk kanëvazhdimësi, por kurba e tyre pëson ulje-ngritje takim pas takimi. Askush nuk e kishte menduar se tekniku Stavri Nica do t’i rrëmbente 3 pikët trajnerit kampion Ilir Daja.

Takimi u vendos në minutën e 32′ të ndeshjes. Krosim nga korne për krutanët, mbrojtja bregdetare nxjerr topin nga zona. Sfera përfundon në këmbët e afrikanit Okebugwu që gjuan fluturimthi me të majtë dhe e dërgon topin në rrjetën e portierit Qirko. Ky i fundit kishte zënë vendin e Koliçit që ka qenë i dëmtuar gjatë javës. Goli çorientoi ekipin bregdetar, por mobilizoi vendasit. Pjesa e parë u mbyll në barazim. Në të dytën, Flamurtari u hodh i gjithi në sulm, por nuk ia doli mbanë të barazonte. Skuadra e Dajës mundohet me të gjitha forcat, por vendasit u rreshtuan mjaft mirë mbrapa, e ndonjëherë luajtën dhe me nervat e trye me ndonjë vonesë loje të tepërt.

Kastrioti kishte mundësinë të mbyllte rezultatin, por Ymeraj gaboi në minutyën e 87′, pas penalltistë së fituar nga Bardhi. Gjuajtja e shkodranit u prit mjaft mirë portieri Qirko. Përfundimisht, Kastrioti fiton duke marrë 3 pikët dhe duke kaluar në renditje Kamzën, tashmë ndodhet në vendin e parafundit me 10 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e 6 me 22 pikë. Një sezon  i dobët deri tani për bregdetarët.

Laçi – Kamza 0-0

Ndeshja pa shumë shije në stadiumin e Laçit. Vendasit nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 me skuadrën e Kamzës. Një pikë që nuk i vlen asnjërës prej skuadrave, pasi kurbinasit humbasin terren me kreun e renditjes dhe e shohin veten të parakaluar nga Kukësi, ndërsa kamzalinjtë e Gjokës e shohin veten në vendin e fundit pas fitores së Kastriotit. 90 minutat folën më shumë për vendasit, por gjetën një kundërshtar që ishte i rreshtuar mirë mbrapa dhe në ekuilibër.

Rastet e pastra munguan për të dy ekipet dhe barazimi mund të cilësohet si rezultati më i mirë dhe i pranueshëm për të dy skuadrat. Me këtë rezultat, Laçi kalon në vendin e 5 me 26 pikë, ndërsa Kamza mbyll tabelën e klasifikimit me 9 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit