Video: Klasike e çmendur! Vllaznia “vjedh” fitoren me Dungën ndaj Tiranës / Paqe në ndeshjet e tjera

21 Nëntor 2020
18:49
Eraldo Harlicaj
back button

Superiorja mbylli siparin e kësaj jave me klasifken e futbollit shqiptar ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës të fituar nga kuqeblutë me rezultatin 3-2 në minutën e 97′. Teuta barazoi 0-0 kundër Kukësit, ndërsa i njëjti rezultat ishte dhe në sfidën e Partizanit kundër Laçit.

Vllaznia e nisi mjaft mirë ndeshjen, pasi arriti të shënonte me penallti me anë të Markut në minutën e 28′. Vangjeli gaboi dhe i dha mundësinë ekipit shkodran të dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e u parë u mbyll 1-0 për vendasit, ndërsa Muçi barazoi në minutën e 46′ të pjesës së dytë.

Festa nuk zgjati shumë, pasi Marku realizoi sërish mjaft bukur në të 50′ duke mposhtur sërish Bekajn për 2-1. Kampionët barazuan sërish pas një gabimi të Zogovic. Portieri doli në mënyrë të gabuar dhe Sasrak dërgoi topin në rrjetë për 2-2.

U mendua se ndeshja do të mbyllej në barazimin 2-2, por Dunga në minutën e 90’+7′ i dha fitoren ekipit shkodran. Fitore fantastike e Vllaznisë që merr fitoren e 3 në 3 ndeshje. Kuqblutë kryesojnë me pikë të plota. Trajneri Nevil Dede e nisi me humbje aventurën e tij në stolin e bardhebluve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit