Video: Lazio nuk ndez, Lecce i bën gjëmën

7 Korrik 2020
21:53
Eraldo Harlicaj
back button

Lazio pa busull sepse gabon sërish në kampionat. Ekipi i Inzaghit ka humbur në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Lecces

Takimi nisi mirë për të besuarit e Inzaghit që gjeti golin në minutat e para me Caicedos që në minutën e pestë të sfidës.

Lecce nuk u shokua, por arriti të barazojë me anë të Babacar, në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, Mancosu pati mundësinë të çojë shifrat në 2-1, por gjuajti një penallti skandaloze.

Lecce arriti të gjejë golin e dytë. Lucioni në të 47-ën kompletoi përmbysjen e Leçes dhe i dha tri pikët ekipit modest, si dhe i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Lazios pas humbjes ndaj Milanit me rezultatin 0-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit