Video: Maradonën nuk e mbajnë këmbët, rrëzohet në ndeshje / Lot gëzimi pas fitores

9 Dhjetor 2019
9:47
Eraldo Harlicaj
back button

Diego Armando Maradona krijon gjithmonë lajm në atë që bën. Trajneri i Gimnasia La Plata ka një ecuri të mirë në kampionatin argjentinas, pasi e mori ekipin në vendin e fundit pa shpresë dhe ka fituar 3 pozicione. Tekniku fitoi një ndeshje të vështirë mbijetese kundër Central Cordoba me rezultatin 2-1. Ekipi i tij po humbiste 0-1, por arriti të kthejë rezultatin. 

Fitorja në plan të dytë, pasi numri një i stolit u bë viral për shkak të rrëzimit të tij. Skuadra vendase kishte një rast të mirë për të dyfishuar rezultatin, por një nga lojtarët e Gimnasias e humbi mundësinë dhe tekniku e përjetoi shumë këtë moment. 

Ai vendosi duart në kokë dhe nuk arriti të mbante ekuilibrin duke u rrëzuar në tokë. Maradona e përjetoi shumë fitoren dhe qau nga gëzimi pas triumfit. Gimnasias ka rritur shumë shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit argjentinas. Kampionati argjentinas ka një rregull të çuditshëm për rrëzimin e klubit që bie nga kategoria. Mblidhet mesatarja e pikëve për 3 kampionatet e fundit dhe kuptohet se kush do të jetë ekipi që do të rrëzohet. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit