Video: Racizmi në Bullgari, legjenda e Barcelonës mbytet në lot në studio

16 Tetor 2019
15:33
Eraldo Harlicaj
back button

Racizmi në ndeshjen ndërmjet Bullgarisë dhe Anglisë ka shkaktuar një revoltë të madhe në gjithë Europën. Sjelljet e turpshme dhe simbolet naziste kanë bërë që futbolli bullgar të jetë me pullë të kuqe. Legjenda e Bullgarisë, Hristo Stochkov, i ftuar në një studio televizive në Spanjë nuk ka arritur të mbajë lotët. 

Ish-lojtari i Barcelonës dhe CSKA Sofies ka komentuar problemet dhe ka qenë shumë i acaruar. “Duhet të merren masa të forta, tifozët të mos lejohen të futen në stadiume, ose masa më të forta. Të ndiqet shembulli i Anglisë. Po flas për kombëtaren dhe klubet e Bullgarisë, nuk e meritojnë njerëzit që te vuajnë. Ti mendon se ndihem mirë?”, – tha legjenda bullgare dhe shpërtheu në lot. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit