VIDEO: Zhbllokohet Manaj, vjen goli i parë i vitit!

12 Maj 2019
21:34
back button

Më në fund, do të ketë menduar Rey Manaj, kur shënoi sot në minutën e pestë të sfidës Rayo Majadahonda-Albacete.

Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën e fituar 3-2 nga Albacete dhe mbi të gjitha zhbllokoi edhe veten, sepse e kishte shënuar golin e fundit në dhjetor 2018, pikërisht ndaj Rayo Majadahondas.

Që atëherë, fat i keq, dëmtime, aktivizim në rënie dhe sot më në fund, pas dy muajsh, erdhi aktivizimi në formacionin bazë.

22-vjeçari nuk zhgënjeu, duke shënuar golin e gjashtë në kampionat për këtë sezon, ndërsa Albacete është vetëm 3 pikë larg vendit të dytë, që shkon direkt në La Liga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit