Ka nisur java që do të kulmojë me finalen e Champions League mes PSG dhe Inter. Një nga talentet e PSG-së së skuadrës së drejtuar nga trajneri Luis Enrique është Joao Vitinha.
Ai foli për këtë përballje delikate për skuadrën e tij: “Kjo ndeshje do të thotë shumë për mua. Do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime deri tani. Shpresoj të ketë të tjera, por kurrë nuk e dini dhe për këtë duhet të japim gjithçka“.
Vitinha, pavarësisht moshës së tij të re, tashmë është një shtyllë e klubit parizien: “Nuk mendoj se fakti që Inter është një ekip më me përvojë bën një ndryshim të madh”.
“Kemi arritur deri këtu me meritë edhe pse jemi më të rinj. Sigurisht që do të duhet të jemi gati sepse Inter është një ekip i madh dhe do të jetë një sfidë e vështirë“, tha Vitinha.






