Vjen çmenduria e radhës nga trajneri Marcelo Bielsa!

6 Maj 2024
18:26
Anton Cicani
back button

Trajneri i njohur Marcelo Bielsa është gati të bëjë diçka te cmendur, ashtu si eshte edhe nofka e tij, “I çmendur”. Diçka pikerisht e denjë për pseudonimin e tij. Siç raporton TNT Sports, trajneri i Uruguait në fakt ka vendosur të thërrasë një futbollist amator për ndeshjen miqësore ndaj Kosta Rikës.

Talenti në fjalë është ai i Walter Dominguez, sulmuesi 24-vjeçar nga Juventud Soriano. 57 gola në 39 ndeshje.

Vetë Dominguez zbuloi thirrjen krejtësisht të papritur të Celestes: “Më telefonuan dhe jam shumë i lumtur. Nuk e prisja dhe ishte një surprizë. E vërteta është se jam shumë i lumtur”, deklaratat e tij për mediat uruguaiane.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 1 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit