Vllaznia del nga kriza, mund 2-0 Skënderbeun në transfertë

21 Tetor 2023
19:34
Denis Hakanaj
back button

Vllaznia ka mundur Skënderbeun në transfertë dhe i ka dhënë fund krizës.

Fitorja e shkodranëve është bërë më e lehtë nga kartoni i kuq i marrë nga Prençi në fundin e pjesës së parë.

Kuqeblutë kanë sulmuar dhe e kanë kërkuar me ngulm golin në 45 minutat e dyta, por iu është dashur të presin minutat e fundit për të festuar.

Një autogol i Dumfur dhe një realizim i Delajt kanë fiksuar shifrat në 2-0 dhe i kanë dhuruar tri pikër Vllaznisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit