Vllaznia kthehet te fitorja, Egnatia merr kreun e renditjes

23 Shtator 2023
22:16
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon ecuria pozitive e Egnatia-s në kampionatin shqiptar të futbollit.

Rrogozhinasit kanë mundur 2-1 Laçi-n dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes. Dëamena (11′) ka zhbllokuar sfidën për Egnatian, Spahiu (57′) ka dyfishuar avantazhin, ndërsa autgoli i Malota-s (4′) ka fiksuar shifrat në 2-1.

Zhbllokohet Kukësi, që ka marrë një fitore befasuese në fushën e Skënderbeut. Ndeshja është vendosur nga një gol i Reçit në minutënm e 29-të.

Kthehet te fitorja Vllaznia.

Shkodranët kanë mundur 2-0 Teutën në shtëpi dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Balaj, autor i një dygolëshi (16′, 42′).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit