Xhaka e kthen në boks, por i shpëton kartonit të kuq. Ia hedh edhe VAR-it (video + foto)

11 Gusht 2019
14:56
Alfred Lleshi
back button

Gjysmë ore lojë në ndeshjen Basel-Servette 3-1, e luajtur dje, dhe Taulant Xhaka e humbet kontrolline vetes. Gjyqtari Dudic gabimisht akordon goditje të lirë për Servette dhe kjo provokon nervat e lojtarëve kundërshtarë. Së pari, Xhaka përplaset me Sébastien Wüthrich, që e tërheq prej fanelle, më pas i vjen radha Timothé Cognat, të cilit ia vendos dorën në fytyrë. Të gjithë prisnin kartonin e kuq për shqiptarin, megjithatë kjo nuk ndodhi. Xhaka ia hodhi paq. Edhe pse kryesori Dudic kërkoi ndihmën e VAR-it, ai nuk pranoi ta shihte skenën në ekranin e vogël.

Xhaka duhej të largohej nga fusha, në fund të fundit, në minutën e 34-t, por për shkak se është lënduar, sipas trajnerit Koller. Ai zëvendësohet nga Fabian Frei dhe e ndjek vijimin e ndeshjes nga stoli. Sulmin fizik të Taulantit, sikurse shkruan media helvete, nuk dëshiron ta shohë trajneri i FCB. Vetë Xhaka nuk dëshiron të flasë më pas. “Viktima” e tij, Timothé Cognat, komenton: “Ishte për karton të kuq, nuk ka asgjë për të diskutuar”. Trajneri i Servette, Alain Geiger, pajtohet me lojtarin e tij: “Pati një goditje. Ky rast është për karton të kuq, sipas meje. Nuk e di pse gjyqtari nuk e shikoi përsëri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit