Xhaka një hap drejt largimit, Baseli pret ofertën e turqve

28 Qershor 2020
12:18
Eraldo Harlicaj
back button

Taulant Xhaka mund të largohet nga Baseli dhe kjo nuk është më diçka e fshehtë. Besiktasi kërkon futbollistin shqiptar dhe senatori i zviceranëve mund të largohet që në merkaton e verës.

Turqit kanë ndërmarrë hapin konkret drejt mesfushorit kuqezi, sepse kontrata e tij skadon pas një viti dhe nuk ka sinjale rinovimi. Besiktasi mendon të bëjë një goditje të mirë me një çmim shumë të arsyeshëm.

29-vjeçari është pro kalimit te skuadra turke. Ai kërkon të kapë kontratën e jetës duke parë moshën e tij të madhe. Mbetet për t’u parë se si do të jetë vera për futbollistin shqiptar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit