Zyrtare: Bylisi godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Luftëtarit

19 Shtator 2020
16:11
Eraldo Harlicaj
back button

Bylisi ka bërë një afrim të goditur në merkato. Presidenti Besnik Kapllani ka bindur ish-sulmuesin e Luftëtarit, Gresild Likën, për t’u bërë pjesë e ekipit të tij. Sulmuesi i ri do të vihet menjëherë në urdhrat e trajnerit Dovedan.

“Gresild Lika, një nga lojtarët e spikatur në Superiore në sezonin e shkuar, mjeshtri i eurogolave zyrtarizohet si pjesë e Bylisit për sezonin në vijim dhe jo vetëm. Lika është një element me shumë perspektiv, i cili e rrit edhe më shumë forcën e grupit tonë.

“Presidenti Besnik Kapllanaj, pasi ka gjetur akordin e prezanton Likën, si një nga afrimet cilësore në skuadrën tonë. I urojmë mirëseardhjen Likës dhe suksese me fanelën e skuadrës sonë të zemrës! Merkato vazhdon plot surpriza…”, – shkruhet në njoftim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit