E konfirmuar: Kuqezinjtë, miqësore me Francën në shtator

4 Korrik 2019
13:31
Alfred Lleshi
back button

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të ballafaqohen me homologët e FGrancës në një miqësore, e cila do të luhet më 5 shtator. Kjo gjë bëhet me dije nga faqja në internet e FSHF-së, e cila zbulon detajet e plota:

“Shqipëria e 21-vjeçarëve do të zhvillojë në muajin shtator një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Francës.Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 shtator, në orën 21:00, në Amiens, në stadiumin “Stade de la Licorne”. 21-vjeçarët tanë do të testojnë forcën e tyre ndaj Francës dhe më pas do të kthehen në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve për “Euro 2021” kundër Austrisë, ndeshje e cila do të luhet më 9 shtator. Shqipëria ndodhet në Grupin 3, së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit