ZYRTARE: Rikthehet kampionati europian më 30 maj, nis direkt me derbi

26 Maj 2020
20:06
Eraldo Harlicaj
back button

Pauzës së COVID-19 i ka ardhur fundi dhe topi ka filluar të lëvizë sërish në tapetet e gjelbërta. Ukraina është shteti i fundit që ka vendosur që të rikthejë kampionatin e luajtur. Drejtuesit e Federatës së bashku me klubet kanë vendosur njëzëri që të mbyllin sezonin.

Ukraina do të zbresë në fushë më 30 maj dhe do të mbyllë sezonin e rregullt më 19 korrik. Një sprint final për të përfunduar në tapet kampionatin e futbollit. Kalendari është përcaktuar dhe klubet kanë marrë udhëzimet e fundit. D

Kampionati i futbollit do të nisë menjëherë me një derbi të egër, pasi Shakhtari do të presë Dynamon më datë 31 maj. Një lajm i mirë ky dhe për FIFA-n që sheh një tjetër skuadër të rikthehet në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit