Zyrtare: Teuta në lëvizje, ndan rrugët me sulmuesin

10 Gusht 2020
15:51
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka zyrtarizuar largimin e Arlind Kalasë. Sulmuesi shkodran nuk do të vazhdojë më me durrsakët, pasi dhe minutat për të nuk kanë qenë të shumta. Drejtuesit dhe lojtari ishin në një mendje për të mos rinovuar mes tyre.

“Arlind Kalaja nuk është më pjesë e Teutës, pasi është vendosur të mos vazhdohet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin. Mesfushori anësor Arlind Kalaja nga sot nuk është më pjesë e Teutës.

“Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen .KF Teuta me këtë rast falenderon Kalanë për kontributin e dhënë në fanellën blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, – shkruhet në njoftimin e klubit.

ZYRTARE: Arlind Kalaja nuk është më pjesë e Teutës, pasi është vendosur të mos vazhdohet bashkëpunimi. KF Teuta…

Gepostet von KF Teuta am Montag, 10. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit