Zyrtare: Teuta nis merkaton, akord me sulmuesin e talentuar

10 Gusht 2020
13:35
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka nisur përforcimet për aventurën europiane. Skuadra durrsake ka vendosur të ndërhyjë në sulm aty ku ka zyrtarizuar afrimin e Aldrit Oshafit. Ky i fundit e mbylli sezonin me skuadrën gjirokastrite dhe tani do të bëjë një hap përpara duke kaluar te durrsakët.

20-vjeçari u zyrtarizua para pak minutash nga “Djemtë e Detit”. “Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me Aldrit Oshafin. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Aldrit Oshafi, “Djemtë e detit” kanë siguruar një tjetër sulmues për sezonin e ri.

“Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë futbollistin e Luftëtarit Aldrit Oshafin”, – shkruan faqja zyrtare e bluve. Ekipi i trajnerit Edi Martinit mësoi kundërshtarin e Europa Leagues që është Beitar Jerusalemi.

Gepostet von KF Teuta am Montag, 10. August 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit