Zyrtarizohen gjysmëfinalet për titull, Tirana lufton për mbijetesë në Superligë

8 Prill 2025
10:34
Telesport
back button

Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj, me ndeshjet e javës së 20-të të Superligës dhe Kategorisë së Parë, janë përcaktuar çiftet play off dhe play out.

Kështu, dy përballjet gjysmëfinale për titull janë ato mes Besëlidhjes e Vllaznisë si dhe Teutës e Apolonisë. Pra, asnjë ekip kryeqytetas. Në finale shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet gjysmëfinale.

Partizani është ngjitur direkt në Superligë sezonin tjetër, duke zënë vendin e Kamza Basket, që zbret në Kategorinë e Parë. Në play out do të luajnë Tirana, e renditur e pesta në Superligë dhe Elbasani (i dyti në Kategorinë e Parë).

Gjysmëfinale-Meshkuj (10 prill)

Teuta – Apolonia

Besëlidhja – Vllaznia

Play out-Meshkuj (12 prill)

Tirana – Elbasani

Gjysmëfinale-Femra (8-9 prill)

Flamurtari – Teuta (2-0)

Tirana – Partizani (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit