Arsenal-i është gati të mbështesë planet e drejtorit të ri sportiv Andrea Berta për të marrë tre yje këtë verë.
The Sun thotë se Berta-s do t’i dorëzohet një shumë prej 200 milionë sterlinash për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting, Viktor Gyokeres, mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi dhe sulmuesin e krahut Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Edhe pse Topçinjve iu duhet një qendërsulmues, sugjerohet se prioriteti në merkaton e verës është Zubimendi, operacion me kosto 50 milionë sterlina.
Gyokeres mund të nënshkruhet nga Sporting për 55-65 milionë £, ndërsa pretendohet se kontrata e Nico-s me Athletic – e cila u nënshkrua në gusht – mbart një klauzolë blerjeje prej 40 milionë £.
Berta është në bisedime me bordin e Arsenalit për financimin e të tre marrëveshjeve dhe ka besim se të gjitha palët janë dakord.







