Luhen sot ndeshjet e javës së 37-të në Serie A, që është java e parafundit. Vëmendja është padyshim në “Ennio Tardini”, ku Parma vendase pret Napoli-n kryesues. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola.
Në “San Siro”, Inter i vendit të dytë përballet me Lazio-n. Zikaltërve iu duhet me patjetër fitorja për të shpresuar për titullin, ndërsa bardhekaltrit kërkojnë fitoren për vendin e katërt. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për zikaltrit, të cilët gjetën golin në minutën e parë shtesë me Bisseck. Me rezultatet aktuale, Inter ngjitet në vendin e parë me 80 pikë, një më shumë se Napoli. SHIKOGOLIN
Në “Allianz Stadium”, Juventus po barazon pa gola ndaj Udineses. Në “Olimpico”, Roma po barazon 1-1 ndaj Milan. Verdhekuqtë e Ranierit gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Gianluca Mancini, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Soule nga goditja e këndit.
Në minutën e 20-të, miqtë mbeten me 10 lojtarë, pasi Santiago Gimenez godet me bërryl në krahahor Mancini-n, ky i fundit rrëzohet në tokë. Ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet dhe përjashton meksikanin me karton të kuq. SHIKORASTIN
Në minutën e 39-të, kuqezinjtë barazuan shifrat, pas një topi të bukur të Pulisic për Jimenez, po ky i fundit nuk e mposht dot portierin kundërshtar, Joao Felix gjendej në vendin dhë kohën e duhur, duke dërguar topin në rrjetë. SHIKOGOLIN







