Antonelli: Ferrari është i shpejtë dhe i besueshëm, nuk ka për të qenë një shëtitje për Mercedes

22 Qershor 2026
10:23
Telesport
back button

Dalja e tij nga gara vetëm disa xhiro para fundit në pistën e Barcelonës, ndërsa ishte i dyti, ka krijuar jo pak probleme e panik te Mercedes dhe Kimi Antonelli. Rivalët e tij avancuan në renditje, me Hamilton që fitoi dhe është vetëm 41 pikë larg, ndërsa Russell 50 pikë prapa.

Tërheqja e tij vjen pas asaj të Russell në Kanada dhe për italianin këto janë ende boshllëqe të konsiderueshme, që nuk i japin qetësi shpirtërore. Ndërkohë që Ferrari po rikthehet protagonist me Hamilton, që pas dy vendeve të dyta rikthehet te fitorja pas dy vitesh.

Një rikthim që mund të prishë planet e Mercedes, madje edhe brenda hierarkisë së brendshme. “Ata sigurisht që mund të sfidojnë për titullin. Ferrari është shumë i besueshëm, por janë edhe shumë të shpejtë”, deklaroi Kimi Antonelli, teksa përgatitet për garën e radhës në Austri.

Më tej, piloti italian shtoi: “Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë çdo mundësi që na paraqitet dhe pastaj të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Ky sezon nuk do të jetë një shëtitje në park, pasi mjafton një gabim dhe na duhet më shumë besueshmëri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit