Kombëtarja U-20 në basketboll për djem, që mori pjesë në Divizionin B të Kampionatit Europian, turne që u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë, u rendit në vendin e 21-të dhe të fundit.
Djemtë kuqezinj, të drejtuar nga trajneri spanjoll Gonzalez Davila, i humbëm të gjashta ndeshjet e zhvilluara në këtë turne. Katër humbje erdhën në fazën e grupeve, ndërsa dy në takimet për renditjen përfundimtare.
Nuk ishte ky rezultati që ky ekip synonte në këtë turned he gjashtë humbjet tregojnë se Divizioni B mbetet ende një “kockë e fortë” për t’u përballuar për basketbollin shqiptar. Gjithsesi, kjo mbetet një përvojë e rëndësishme.
Kombëtarja U-20, djem (rezultatet)
Gr.D, Holandë – Shqipëri, 82-59
Gr.D, Shqipëri – Hungari, 48-101
Gr.D, Danimarkë – Shqipëri, 91-88
Gr.D, Shqipëri – Bullgari, 73-105
Vendet 17-21, Armeni – Shqipëri, 74-57
Vendet 17-21, Kosovë – Shqipëri, 76-72







