Tani nuk ka më asnjë dyshim: Luka Modric do të luajë për Milan edhe sezonin e ardhshëm. Për ditë të tëra, ka pasur një farë optimizmi për këtë çështje te kueqzinjtë dhe PO përfundimtare e kroatit ka mbërritur.
Ruben Amorim ishte ai që ushtroi presion për konfirmimin e organizatorit të lojës. Trajneri i Milan, i cili thuhet se kontaktoi kroatin me telefon, e kishte quajtur tashmë 40-vjeçarin thelbësor në konferencën e tij për shtyp të prezantimit.
“Mendoj se ai është themelor. Nuk po them se do të jetë në gjendje të luajë çdo ndeshje, por veçanërisht në fillim, ai mund të na japë një dorë të madhe“, pat deklaruar trajneri portugez disa ditë më parë.
Prandaj, Modric nuk do të duhet të dalë në pension dhe ai do të fitojë afërsisht 3.5 milionë euro, e njëjta shumë e garantuar sezonin e kaluar. Ai pritet të nënshkruajë deri në fund të javës.







