Atletico Madrid duket se është në negociata të avancuara për të marrë Julian Alvarez nga Manchester City.
Drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e lojtarit argjentinas.
Diego Simeone e kërkon me ngulm kampionin e botës.
Atletico Madrid është gati t’i ofrojë sulmuesit një kontratë 5-vjeçare me rrogë bruto 12-15 milionë euro në sezon dhe një vend të sigurt në formacionin titullar.
Manchester City kërkon një shumë mes 60 dhe 80 milionë sterlinash për kartonin e Alvarez. Palët janë duke negociuar.