Napoli duket se ka mbyllur bisedimet për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea. Belgu duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm që vjen nga Premier League.
Sipas “Sky Sports”, skuadra napoletane është pranë një marrëveshje edhe me mesfushorin skocez Scott McTominay, që luan me Manchester United. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Erik ten Hag, që edhe sot e ka lënë në stol.
Palët janë në bisedime, që duket se kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda 48 orëve të kemi “tymin e bardhë”. Napoli kërkon një huazim me të drejtë blerje pas një viti, me vlerat 25 milionë euro, shifër që kërkon edhe Manchester United.