Arsenal ka marrë sërish kreun e renditjes në Premier League pas fitores 1-0 në fushën e Manchester United. Skuadra londineze bëri detyrën e saj, duke fituar një përballje të vështirë dhe tashmë gara për titull do të vendoset nga Manchester City, që ka një pikë më pak, por një ndeshje më shumë për të luajtur.
“Ne donim të trokisnim fort dhe të fitonim në “Old Trafford”, për të mbajtur gjallë ëndrrën tonë për titull. Ne duam të jetojmë më shpresë deri në momentin e fundit të sezonit, para njerëzve tanë, me mundësinë për të fituar Premier League”, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
“Ne e dimë se sa e vështirë është, prandaj kemi fituar vetëm dy herë në 21 ndeshje në shtëpinë e Manchester United”, tha Arteta për “Sky Sports”. Më tej, trajneri spanjoll vazhdoi: “Ne e nisëm lojën shumë mirë, goli na ndihmoi me gjërat që duhej të bënim me topin, duke luajtur të sigurt dhe u mbrojtëm mirë”.
“Loja e të gjithë ekipit, disiplina dhe krijimi i rasteve ishin shumë të rëndësishme. Është një fitore e kolektivitetit. Jemi vërtet të lumtur që fituam. Ky është një hap tjetër që skuadra duhet të bëjë, për të qenë edhe më dominues”, u shpreh Arteta.
“Ne deshëm të hapnim derën, që ditën e fundit para njerëzve tanë, familjet tona do të jenë aty për të na mbështetur. Duam të krijojmë së bashku ditën më të bukur. Ne do t’i shikojmë të gjitha ndeshjet. Ne kemi nevojë për rezultatintonë dhe të rivalëve. Është futboll, ka gjithmonë mundësi”, tha Arteta.







