Arsenal, trajneri Arteta merr dy lajme të mira para ndeshjes së Champions kundër Atalanta

18 Shtator 2024
18:48
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Atalanta ditën e enjte, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka marrë dy lajme të mira.

Dy lojtarë, Bukayo Saka dhe Ricardo Calafiori, i janë rikthyer stërvitjes mee ekipin e parë pas dëmtimeve që patën marrë kohët e fundit.

Saka u detyrua të largohej gjatë fitores 1-0 kundër Tottenhamit të dielën, ndërsa Calafiori mori një goditje ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren e Italisë.

Këto dy rikthime janë një lajm i mirë për Arteta, që do të ketë një grup më të kompletuar lojtarësh, ndërkohë që vazhdon të mungojë kapiteni Martin Odegaard. Ai po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës.

Për ndeshjen hapëse në Champions, lojtarët Oleksandr Zinchenko, nënshkrimi i ri Mikel Merino, Kieran Tierney si dhe Takehiro Tomiyasu, gjithashtu mbeten jashtë litës së të grumbulluarve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit