Torino ngre “kurthin” për zikaltrit, Inzaghi kërkon vazhdimësi me tandemin Lautaro-Thuram

5 Tetor 2024
10:38
Alfred Lleshi
back button

Napoli e ka bërë tashmë të vetën, duke marrë 3 pikët ndaj Como-s. Me këto pikë shtohet siguria për të mbërritur në pushimin e dytë të kampionatit (për shkak të kualifikueseve të kombëtareve) në krye të Serie A për të besuarit e Antonio Conte, të udhëhequr nga një Lukaku në versionin “Big Rom”. Megjithatë, fundjava do të prodhojë të tjera rezultate për ndryshime në klasifikimin aktual.

Tani pritet përgjigja e atyre që duhet ta ndjekin Antonio Conten. Interi është i thirrur për të zbutur kurthin e Paolo Vanolit dhe një skuadër torineze që, pavarësisht gabimit të javës së kaluar kundër Lazios, e gjen veten të barabartë në renditje me zikaltrit (nga 11 pikë).

Për kampionët italianë, të cilët do të dalin në fushën e “San Siros” këtë mbrëmje, në orën 20:45, është një sprovë e vërtetë. Pas barazimit kundër Manchester City, në ndeshjen e parë të Champions-it, zikaltrit patën një ndërprerje në derbi, në përputhje me një tendencë të luhatshme dhe me ndërprerje, që e ka karakterizuar gjithë këtë pjesë të parë të kampionatit.

Fitorja ndaj Crvena Zvezda, pas asaj në Udine, dha një shenjë vazhdimësie që duhet të konfirmohet sonte. Një konfirmim që ndërkohë duket se ka përdorur rotacionin nga ana e Inzaghit. Krahasuar me angazhimin e Kupës, Lautato dhe Thuram rikthehen titullarë. Bashkë me ta edhe Dimarco e Darmian në krahë, Frattesi në mesfushë dhe Acerbi në qendër të mbrojtjes.

Një e shtunë kjo, e javës së 7-të të Serie A, e cila hapet me Udinese-Lecce (15:00), me nikoqirët që mbeten në një pozicion interesant në renditje, pavarësisht ndalimit të së shtunës së kaluar kundër Interit, vetëm një pikë poshtë Interit, Torinos dhe Milanit.

Në orën 18:00 do të jetë radha e Atalanta-Genoa. “Banda” e Gasperinit, pas suksesit të Champions League, është thirrur të gjejë ritmin dhe vazhdimësinë që i ka munguar deri tani në këtë kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit