Robert Lewandowski nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, por do ta kishte merituar atë në 2019/2020.
Megjithatë, gjatë pandemisë, pavarësisht 55 golave dhe 10 asisteve të polakut, çmimi nuk iu dha askujt.
Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League që ai fitoi me Bayern Munich nuk ishin të dobishme. Statistika mbresëlënëse të cilat në çdo rast do të mbeten në historinë e futbollit.
Në periudhën e fundit kanë qarkulluar zërat se Topi i Artë i vitit 2020 tani mund t’i jepej atij, por Nicolas Manissier, drejtori i çmimit, e mohoi këtë hipotezë për Cadena SER:
“Ne nuk po mendojmë t’i japim Topin e Artë Lewandowskit për vitin 2020. Si institucion, ne kemi rregullat tona që i respektojmë rreptësisht”.