“Drejtuesit nuk e duan Xavi-n”, kaos te Barça: Qëndori vetëm për një arsye

16 Maj 2024
17:27
Denis Hakanaj
back button

Vazhdojnë të dalin zëra në lidhje me të ardhmen e Xavi.

Pasi trajneri i Barcelona-s deklaroi muajt e fundit se nuk do të ishte trajneri i katalanasve sezonin e ardhshëm, së fundmi pati një hap mbrapa nga vetë ish-mesfushori, i cili arriti marrëveshje për të vazhduar aventurën e tij në Katalonjë.

Sipas asaj që u raportua nga El Larguero, një program radio sportiv spanjoll i transmetuar në Cadena SER, Xavi megjithatë është gjithnjë e më i vetëdijshëm se drejtuesit nuk e duan atë në Barcelonë.

Ai qëndroi sepse kontaktet me trajnerët e tjerë ishin të pasuksesshme: u bënë përpjekje me Roberto De Zerbi, trajnerin e Brighton, i cili refuzoi dhe të njëjtën gjë bëri Hansi Flick.

Në të vërtetë, raporton Cadena SER, Deco, drejtori sportiv i klubit, tha publikisht disa ditë më parë se nuk do të dëshironte të vazhdonte me Xavi-n.

Njerëzit e afërt të trajnerit e këshillojnë të largohet, por vendimi përfundimtar do të jetë i tiji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit