Fuys-Osyk, mesazh special nga Ibra për britanikun (Video)

16 Maj 2024
19:30
Denis Hakanaj
back button

Tyson Fury ka marrë një mesazh urimi nga Zlatan Ibrahimovic para ndeshjes së tij me Oleksandr Usyk.

Ish-ylli i Manchester United është një tifoz i madh i “Gypsy King” dhe ai i kërkoi atij të “bëjë histori” në Arabinë Saudite.

Fury mund të bëhet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda duke mposhtur Usyk të shtunën, me të dy boksierët që s’kanë pësuar asnjë humbje deri tani.

Ibrahimovic i tha Furyt të kënaqej në ring, por u sigurua t’i kujtonte britanikut se duhet të fitojë.

Ai tha në një video-mesazh për boksierin: “Tyson Fury si je? Shpresoj të kesh bërë një përgatitje të mirët. Dukesh mirë dhe dukesh në formë.

“Shijoje ndeshjen. Jam shumë i sigurt që e di se çfarë duhet të bësh. Dhe jam shumë i sigurt që do të bësh atë që ke bërë gjithmonë, duke bërë histori.

“Duhet të jesh vetvetja. Futu në ring dhe kërce. Na argëto. Por gjëja më e rëndësishme, bëj atë që je në gjendje të bësh dhe kjo është të fitosh.

“Dil atje dhe argëtohu dhe sigurohu që të fitosh, si gjithmonë. Shkruaj historinë dhe ne do të ndjekim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit