Inzaghi: Duhet të jemi më cinikë. Napoli? Nuk do të jetë vendimtare, mendoj vetëm për Arsenalin

4 Nëntor 2024
8:32
Alfred Lleshi
back button

Interi fitoi në ‘San Siro’ kundër Venezia në një ndeshje shumë të ngushtë deri në sekondën e fundit. Një situatë që nuk i pëlqeu veçanërisht Simone Inzaghit. Duke folur me mikrofonat e Dazn, pas fishkëllimës së fundit, trajneri i zikaltërve shkundi skuadrën e tij:

“Duhet të ishim më cinikë, por i komplimentova lojtarët për pjesën e parë të shkëlqyer, me raste shumë të rëndësishme të shpërdoruara. Ndoshta e menduam më të lehtë këtë sfidë, më pas gjetëm avantazhin. E meta e madhe ishte mos mbyllja e ndeshjes.

Ne e dimë se në Serie A, ndeshjet janë gjithmonë në ekuilibër. Shansi i fundit, përtej prekjes së topit me dorë, ishte shtyrja ndaj Bisseck. Duhet të jesh cinik, nuk mund të arrish në minutën e 7-të të kohës shtesë me epërsinë e një goli. Dua të komplimentoj në çdo rast Venezia, sepse zhvilloi një ndeshje të madhe”.

Mbi garën e titullit, trajneri zikaltër shtoi: “Po rivalizojnë skuadra të forta, që kanë investuar dhe janë forcuar. Edhe ne jemi forcuar me lojtarë, që do të na japin një dorë. Do të jetë një kampionat i balancuar, jemi të gjithë aty-aty. Gara do të jetë e hapur deri në fund.

Megjithatë, këto ndeshje mund të bëjnë diferencën, ndaj duhet t’i luani mirë, me rotacionet e duhura. Ne kemi pasur disa probleme në sfidat e fundit, Carlos Augusto është lënë jashtë, por unë kam nevojë për të gjithë lojtarët.

Në horizont, sfida ndaj Napolit? Nuk do të jetë pikë kthese për Serie A, por ndeshje e rëndësishme. Për dy ditë e gjysmë do të jemi në fushë, duke sfiduar një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të përgatitemi më së miri. Në mendimet e mia tani është vetëm Arsenali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit