Oleksandr Usyk mundi me vendim shumice Tsyon Fury në duelin e zhvilluar në Riad dhe tashmë mban të gjithë titujt kampinë bote në peshën e rëndë. Një duel i jashtëzakonshëm mes dy boksierëve, që dhuruan spektakël në ring.
“Falënderoj shumë ekipin tim. Kjo ishte një fitore e madhe për mua, familjen time dhe vendin tim. Tani jam shumë i lodhur dhe nuk mendoj për gjëra të tjera”, u shpreh Usyk pas duelit.
Në lidhje me revanshin, ai shtoi: “Sigurisht, kur të dëshirojë, jam gati për revanshin”, tha më tej ukrainasi. Ndërsa promotori i tij shtoi se gjyqtari ndihmoi Fury në raundin e nëntë, pasi kjo sfidë mund të kishte përfunduar me një fitore me KO.