Fundi i sezonit nuk është aspak i mirë për Barcelona-n.
Përveç rezultateve negative në kampionat dhe eliminimit në çerekfinalet e Champions League, në Kupën e Mbretit dhe situatën në lidhje me të ardhmen e Xavi Hernandez, një tjetër problem po komplikon fundin e sezonit të katalanasve që duhet akoma të blindojnë vendin e dytë në kampionat.
Siç ka bërë të ditur AS, sulmuesi Raphinha duket se ka ofenduar vëllanë dhe asistentin e trajnerit të Barçës në momentin e daljes nga fusha në minutën e 66-të, gjatë fitores kundër Valencia-s 29 prillin e kaluar (4-2).
I zemëruar për shkak të zëvendësimit kur rezultati ishte akoma 2-2, brazilianit duket se ka ofenduar Oscar Hernandez, vëllanë e Xavi-t.
Sipas burimeve brenda klubit, marrëdhënia mes lojtarit dhe vëllait të trajnerit kanë mbetur korrekte dhe se ai episod ka qenë i izoluar.
E gjitha kjo ndodh teksa e ardhmja e Xavi-t dhe lojtarit mbeten një mister.