Ylli i Francës dhe Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele zbuloi moshën që dëshiron të tërhiqet nga futbolli dhe çfarë dëshiron të bëjë pasi të ketë varur këpucët në gozhdë.
Ish-sulmuesi i Barcelona-s, 27-vjeç, ka filluar të planifikojë të ardhmen e tij pas tërheqjes nga futbolli, teksa zbuloi moshën në të cilën dëshiron t’i japë fund karrierës si futbollist.
Gjatë një bisede me bashkatdhetarin dhe yllin e Real Madrid-it, Aurelien Tchouameni, Dembele deklaroi gjithashtu se ai planifikon të hyjë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të zgjerojë perandorinë e tij të biznesit përtej Francës.
Duke folur në kanalin YouTube të ESN, Dembele i tha Tchouameni-t: “Dua të tërhiqem në moshën 34 vjeç. Dhe më pas dua të futem në biznesin e pronave. Të investoj në Afrikë, në Francë”.







