Aventura e Lewis Hamilton te Mercedes do të mbyllet pas tri javësh, kur të përfundojnë edhe tri garat e mbetura të këtij sezoni në Formula 1. Piloti britanik, 7 herë kampion bote, do të kalojë te Ferrari, ku do të zërë vendin e Carlos Sainz. Ndërsa vendin e tij te Mercedes do ta zërë Kimi Antonelli.
Drejtori i ekipit Toto Wolff nuk e fsheh dëshirën e tij për të fituar në pistën e Las Vegas dhe këtë gjë kërkon ta bëjë pikërisht me Lewis Hamilton. Objektivi i ekipit është që ta trajtojë veten me një festë tjetër përpara se zbresë në pistë. “Mercedes shkon në Las Vegas gati për tre garat e fundit të sezonit”, tha Wolff.
“Jemi të fokusuar të përfundojmë këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i japim vetes më shumë momente për t’u kujtuar në vitin 2024. Mezi presim të përballemi me garat përpara, për të përfunduar udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm me Lewis në një notë të lartë dhe për të punuar me vrull 2025-ën”, shtoi Wolff.
“Jemi të emocionuar që kthehemi në Las Vegas sepse vitin e kaluar F1 ofroi këtu një spektakël të jashtëzakonshëm. Pista dhe kushtet mjedisore paraqisnin një sfidë magjepsëse si për pilotët ashtu edhe për ekipet. Jam i bindur se eventi i këtij viti do të jetë edhe më i suksesshëm”, u shpreh shefi i Mercedes.