Paris Saint-Germain po ndjek nga afër hapat e Victor Osimhen, aktualisht në huazim te Galatasaray, dhe do të vlerësonte një ofertë për ta nënshkruar atë përgjithmonë.
Sulmuesi nigerian, i cili u huazua nga Napoli në fillim të këtij sezoni, është treguar në top formë dhe ka tërhequr vëmendjen e klubit parisien, i cili po kërkon të përforcojë sulmin.
PSG, me ambicien e saj për të dominuar futbollin europian, e sheh Osimhenin si lojtarin ideal për të udhëhequr sulmin e saj. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë.
Napoli nuk është i gatshëm ta lërë të largohet për më pak se 100 milionë euro, një shifër që mund të komplikojë negociatat.
Osimhen, nga ana e tij, duket i gatshëm të bëjë hapin drejt një klubi më të madh dhe PSG, me projektin e saj tërheqës sportiv, mund të jetë destinacioni i përsosur.
Muajt e ardhshëm do të jenë kyç për të përcaktuar të ardhmen e sulmuesit, i cili synon të jetë një nga protagonistët e merkatos.