Pas pushimit në fundjavë, ekipi i Liverpool do të luajë sot pasdite ndaj Girona në Champions League. Trajneri i “reds”, që kryeson turneun europian me 15 pikë të plota, beson se kualifikimi direkt mes 8 ekipeve më të mira do ta ndihmojë më pas në Premier League.
“Nëse përfundojmë mes tetë më të mirave do të jetë disi më e lehtë me ne për të menaxhuar forcat më pas. Edhe pse mendoj se pranë kualifikimit do të jenë edhe Arsenal e Manchester City, ekipe që janë gjendje të fitojnë tre herë radhazi në Europë”, tha Arne Slot.
“Është vërtet e dobishme të përfundojmë mes tetë të parëve për të anashkaluar turin eliminator. Ndaj, kemi nevojë për një rezultat të mirë edhe sot ndaj Girona. Nuk është e lehtë, pasi gjithnjë po luajmë me të njëjtët lojtarë, ndaj duhet menaxhim forcash”, shtoi Slot.
Një lajm i mirë është rikthimi i Alisson, që nuk lua që prej tetorit, i dëmtuar. “Jam shumë i lumtur që rikthehem në fushë”, tha portieri 32-vjeçar brazilian, i grumbulluar. Ndërkohë që, edhe Slot është i kënaqur që do të ketë në fushë portierin titullar, që jep më shumë garanci.