Menaxherët e mesfushorit të Barcelona-s, Dani Olmo thuhet se janë në bisedime pozitive me Arsenal-in për një transferim të mundshëm në merkaton e janarit.
Olmo u transferua te Barça nga Leipzig për 60 milionë euro këtë verë.
Sipas gazetarit të Sky Sports, Sacha Tavolieri, menaxherët e Dani Olmo-s po mbajnë kontakte të rregullta dhe pozitive me Arsenalin dhe Manchester Cityn përpara merkatos së janarit.
Nëse Barcelona nuk është në gjendje ta regjistrojë Dani Olmon për pjesën e dytë të sezonit, spanjolli do të jetë në gjendje të largohet si lojtar i lirë në merkaton e dimrit për shkak të një klauzole në kontratën e tij.