Hansi Flick, i cili do të marrë vendin e Xavi-t në drejtim të Barcelona-s, duket se i ka kërkuar klubit të tij të ri të marrë Joshua Kimmich nga Bayern Munich.
Në garë për yllin gjerman është edhe Manchester City.
Sipas SPort, Flick dhe drejtori sportiv i Barçës, Deco, besojnë se marrja e një mesfushori të cilësisë së lartë është thelbësore për skuadrën.
Flick ka punuar më parë me Kimmich te Bayern dhe kombëtarja e Gjermanisë.
Kontrata aktuale e Kimich me Bayern-in skadon në vitin 2025 dhe lojtari pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në ditët e ardhshme.
Flick pritet të luajë një rol të rëndësishëm për të bindur Kimmich të shkojë në Camp Nou, por Barça do të duhet të mposhtë konkurrencën e City-t dhe PSG-së.