Një gol i shënuar që në minutat e para të ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb, fituar më pas 3-0, ia bëri të lehtë ndeshjen skuadrës së Arsenal. Londinezët arritën një fitore të rëndësishme në fushën e tyre, duke u kualifikuar direkt mes tetë më të mirave në Champions League.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë ndeshje dhe fitore: “Jam shumë i lumtur në përgjithësi. Është një hap masiv, ajo që kemi bërë në këtë ndeshje. Na ka vënë në një pozicion shumë të mirë përpara se të luajmë ndeshjen e fundit ndaj Girona”.
“Është shumë bukur të shënosh tre gola duke krijuar shumë raste dhe duke dominuar lojën. Dhe duke mos pranuar asnjë një goditje në portë në këtë ndeshje të Champions të luajtur para tifozëve tanë, ndaj dhe të gjithë duhet të jemi të kënaqur”, u shpreh më tej Arteta.
“Ne bëmë disa ndryshime për të ruajtur freskinë te lojtarët, për t’u dhënë minuta lojtarëve që i meritonin plotësisht. Kemi pasur disa pengesa me lojtarët që mund t’i përdornim, pasi 3 prej tyre ishin në stol, por jo gati për të luajtur. Kjo fitore na karikon për ndeshjen ndaj Ëolves”, përfundoi Arteta.







